TAGS-AT E JAVËS

Kulture12 Gusht 2023, 12:01

U ndalua për 250 vite, zbulohet manuali tronditës i seksit

Shkruar nga Pamfleti

U ndalua për 250 vite, zbulohet manuali tronditës i seksit

Një manual seksi, i ndaluar për gati 250 vjet për shkak të këshillave të tij dhe referencave ndaj kafshëve, është shfaqur për herë të parë për publikun.

Libri i ilustruar në periudhën e Mbretit George, i botuar në vitin 1720, ishte i ndaluar deri në vitet 1960.

E titulluar “Kryevepra e Aristotelit”, vepra shfaq mes të tjerash idenë e e panatyrshme të çiftimit të grave me kafshët, madje në të u përfshinë ilustrime të shumta të gdhendura në dru.

Një ndër këshillat e tjera që iu jepet lexuesve sugjeron se imagjinata gjatë seksit ndikon në atë se si do të duken fëmijët tuaj. Gratë inkurajohen t’i shohin në sy burrat e tyre, në mënyrë që fëmijët e tyre t’u ngjajnë atyre dhe të mos e mbajnë mendjen në vend tjetër.

Dieta dhe astrologjia analizohen për të ndihmuar çiftet të përcaktojnë nëse do të kenë djalë apo vajzë. Dhe sigurisht, martesa konsiderohet jetike për të gjitha çiftet.

Libri thotë se: “Pa dyshim, bashkimi i zemrave në martesën e shenjtë është nga të gjitha kushtet më të lumtura sepse atëherë një njeri ka një vetë të dytë me të cilin mundet të zbërthejë mendimet, si dhe të ketë një shok “të ëmbël”.

Ai gjithashtu ofron këshilla seksi për të dyja gjinitë me qëllim “gjallërimin e dëshirave” gjatë aktit.

Meshkujt, në këtë libër këshillohen të hanë mish të bollshëm për spermën. Një listë e gjatë e ushqimeve të rekomanduara për të ndihmuar funksionin seksual të meshkujve përfshin vezët, harabela, zogjtë, mëllenjat, thëllëzat, majdanoz, xhenxhefili dhe rrepat.

manuali i seksit trondites

Lini një Përgjigje