
Janë zhvilluar sot homazhet në nder të Lili Cingut, valltares së shquar të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Nipi i valltares ka thënë se nuk e konsideronte familjare, por si miken më të mirë të jetës.
Kolegët e Lilit e konsiderojnë veten me fat që kanë bashkëpunuar me të. Ata e kanë treguar atë jo vetëm profesioniste, por edhe si njeri shembullor dhe i dashur për të tjerët edhe pas kuintave.
“Mbretëresha” e valles popullore vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh, ndërsa ditët e fundit shëndeti i saj ishte përkeqësuar dhe ndodhej në gjendje të rëndë në spital.
“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.
Lili Cingu i mbylli sytë në Shqipëri, në vendin ku ajo ka falur dhe ka lënë gjithë mjeshtërinë e saj.
Ajo e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Kanadasë.
Lini një Përgjigje