TAGS-AT E JAVËS

Kulture29 Dhjetor 2025, 14:22

Nuk fitoi dot në Festivalin e RTSH, Sheila Haxhiraj arrin të sigurojë një vend në Eurovision 2026

Shkruar nga Pamfleti
Nuk fitoi dot në Festivalin e RTSH, Sheila Haxhiraj arrin të
Sheila Haxhiraj

Këngëtarja Sheila Haxhiraj, ka treguar se vendi i dytë në Festivalin e Këngës 64-të nuk është fundi i rrugëtimit të saj drejt Eurovizionit. Përkundrazi, artistja duket se ka vendosur të shfrytëzojë një mundësi të re për të marrë pjesë në konkurimin europian.

Pas garës me këngën “Zemra e Tokës”, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe kritikët, Sheila është përzgjedhur për të marrë pjesë në Finalen Kombëtare të San Marinos 2026.

Ajo do të konkurrojë me të njëjtën këngë, duke nisur nga faza e audicioneve, më 29 janar.

San Marino, si një shtet i vogël, prej vitesh ka hapur dyert për artistë ndërkombëtarë, duke u dhënë atyre mundësinë të përfaqësojnë vendin në Eurovizion. Ky hap i ka dhënë Sheila-s një shans të veçantë për të shpalosur talentin e saj edhe për publikun europian.

Artistja ka konfirmuar vetë lajmin përmes rrjeteve sociale, duke treguar entuziazmin e saj dhe duke e cilësuar këtë si një sfidë të re në karrierën e saj.

sheila haxhiraj eurovision 2026 san marino

Lini një Përgjigje