TAGS-AT E JAVËS

Kulture21 Maj 2024, 08:29

Ndahet nga jeta një ndër themeluesit e teatrit ‘Petro Marko’, aktori Vasillaq Godo largohet nga kjo botë në moshën 81-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Ndahet nga jeta një ndër themeluesit e teatrit ‘Petro

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo.

Aktori u lind në Vlorë, më 15 shkurt 1943. Vasillaq Godo ishte një ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, në vitin 1962. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve për aktor, ne vitin 1967. Ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të këtij teatri.

Është protagonist në premierën e parë të teatrit të Vlorës, te drama ‘Fundosja e Skuadrës e Spahivogli’.

Ka spikatur për lojën e tij realiste, me një zë të plotë, i parapëlqyer për te jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi dhe sens artistik anët e madhërishme me ato humane, sikundër janë Hodoja te Lidhur si Fishekë Gjerdani, Batoja te Jatagani, Isa Boletini te Besa e Trojeve etj.

Ndahet nga jeta një ndër themeluesit e teatrit ‘Petro Ndahet nga jeta një ndër themeluesit e teatrit ‘Petro

vasillaq godo vdekja

Lini një Përgjigje