TAGS-AT E JAVËS

Kulture17 Maj 2024, 16:47

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles

Shkruar nga Pamfleti

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles
Sopranoja e njohur shqiptare, Emonela Jaho ka marrë përgëzimet e mbretit të Anglisë, Charles III.

Ermonela Jaho mori përgëzimet teksa përformoi në skenë në nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operas Mbretërore.

Emonela Jaho, të ftuarit e tjerë dhe orkestra përformuan ariet dhe muzikën që përcaktuan kohën e Sir Antonios si drejtor muzikor, duke përfshirë të gjithë karrierën e tij 22-vjeçare. 

Mes zërit të fuqishëm, sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ka shkëlqyer edhe me pamjen e saj elegante dhe plot klas.

Charles është shumë i afërt me Pappanon, i cili shërbeu si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.

 

ermonela jaho

Lini një Përgjigje