TAGS-AT E JAVËS

Kulture 4 Gusht 2025, 10:51

Elhaida Dani drejtoreshë e Festivalit për të dytin vit radhazi, prezanton spotin

Shkruar nga Pamfleti

Elhaida Dani drejtoreshë e Festivalit për të dytin vit radhazi,

Spoti i Fest’64 sapo është publikuar, duke u bërë thirrje këngëtarëve shqiptarë kudo që ndodhen: nga Tirana në Prishtinë, nga Shkupi në diasporë! Të gjithë janë të ftuar të bëhen pjesë e Festivalit që çon Shqipërinë në Eurovizion.

Përmes një videoje të xhiruar në një skenografi magjike, Drejtoresha Artistike e Festivalit të Këngës në RTSH, Elhaida Dani, tha se asnjë artist shqiptar nuk duhet ta humbasë mundësinë për t’u bërë pjesë e historisë së muzikës shqiptare.

“Prej më shumë se gjysmëshekulli, këtu lindin këngët të cilat kthehen në kujtime. Nëse ke një këngë me shpirt, që flet me zemër dhe e cila tingëllon shqip, tani është momenti ta ndash me ne.

Eja të shkruajmë së bashku kapitullin e radhës të muzikës shqiptare,” tha Dani, e cila prej një viti ka kthyer klasin dhe emocionin në skenën shqiptare në rolin e Drejtoreshës Artistike të Festivalit.

Regjia e spotit të Fest64 sivjet u realizua nga Redi Treni, sikurse në edicionin e kaluar. Videoja e shfaq Elhaidën në mes të detit, elegante dhe pranë një pianoje të bardhë – një metaforë për thirrjen artistike që prek çdo shqiptar me këngë në shpirt.

Artistët që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në edicionin e 64-t të Festivalit kanë një muaj kohë, duke filluar nga data 1 shtator deri në 30 shtator, për dorëzimin e materialeve të tyre muzikore vetëm përmes email-it zyrtar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

elhaida dani drejtoreshë fest 64

Lini një Përgjigje