TAGS-AT E JAVËS

Kulture13 Mars 2024, 10:47

Dua Lipa bisedë me shkrimtarin e famshëm Khaled Hossein, pozon me librin “Një mijë e një diej vezullues”

Shkruar nga Pamfleti

Dua Lipa bisedë me shkrimtarin e famshëm Khaled Hossein, pozon me

Shkrimtari me famë botërore Khaled Hosseini ka ndarë në rrjete sociale një foto të artistes shqiptare Dua Lipa, teksa në duar mban librin e tij të famshëm “Një mijë diej vezullues” (titulli origjinal “A Thousand Splendid Suns”).

“Muajin e kaluar Dua Lipa zgjodhi ‘Një mijë diej vezullues’ si zgjedhjen e saj të librave të klubit të leximit të Service 95 për muajin shkurt. Vizitoni faqen e saj për më shumë, përfshirë një intervistë mes Khaled & Dua”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë në Facebook.

Ky veprim i Hosseinit ka nxjerrë në pah lidhjen e fortë kulturore dhe artistike ndërmjet dy figurave publike dhe ka bërë që fansat e librit dhe të muzikës të bashkojnë interesat e tyre.

khaled hossein dua lipa

Lini një Përgjigje