TAGS-AT E JAVËS

Kulture 6 Mars 2024, 19:18

Çfarë fshihet pas mbylljes me 4 vite të Muzeut Kombëtar? Administrata “zhduk” njoftimin

Shkruar nga Pamfleti

 

Çfarë fshihet pas mbylljes me 4 vite të Muzeut Kombëtar?
Muzeu Kombëtar

Katedralja e “Notre Dame” në Paris u dogj dhe u hap brenda vitit. Atëherë ngrihet pyetja: Çfarë fshihet pas këtij plani ogurzi?

Vishet me mister projekti për restaurimin e Muzeut Kombëtar. Ditën e sotme, drejtuesit e muzeut dolën me një njoftim për mediat, ku bënin me dije se godina do të mbyllet për 4-vite dhe nuk do të jetë e aksesueshme për publikun. Kjo sipas tyre, do të bëhet sepse muzeu do i nënshtrohet një procesi restaurimi, por njoftimi rezulton se është hequr. 

Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028”, thuhej në njoftim, në faqen e Muzeut në Facebook.

Por ky njoftim solli një reagim të ashpër publik. Që një restaurim të gjasë për 4-vite as nuk është dëgjuar kërrkund. Pallati ngjitur me muzeun u ngrit për një vit, ndërsa drejtuesve u duhen 4-vite të bëjnë restaurime. Katedralja e “Notre Dame” në Paris u dogj dhe u hap brenda vitit. Atëherë ngrihet pyetja: Çfarë fshihet pas këtij plani ogurzi? Mos vallë edhe Muzeu do të ketë fatin e Kullës së Sahatit dhe të Teatrit Kombëtar? Mos vallë do rrethohet nga kulla? Akoma nuk dihet, por ajo që shton më shumë misterin është se pse reagimi në Facebook është zhdukur.

Çfarë fshihet pas mbylljes me 4 vite të Muzeut Kombëtar?
Postimi i zhdukur

Pothuajse në të gjitha rastet, Muzeu, gazetarët i njofton me deklaratë shtypi në e-mail, por këtë herë u mjaftua me një postim në Facebook, i cili duket se bëri më shumë bujë sesa pritej. Kjo ka bërë që Muzeu të zhdukë gjurmët. Madje dhe në një postim mbi një aktivitet kulturor janë bllokuar edhe komentet për shkak të reagimit të ashpër qytetar. Mbetet të shihet se cili do të jetë sqarimi tani i Muzeut, ka qenë lajthitje apo fshihet një plan ogurzi? /Pamfleti

Lini një Përgjigje