
Një zjarr i madh ka rënë në rrugën ‘Jordan Misja’ në Tiranë. Bëhet fjalë për një zjarr në një pallat në ndërtim pranë Shërbimit të Provës.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se fillimisht dyshohet se kanë marrë flakë mbeturinat në një pallat në ndërtim pranë Bulevardit të Ri. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri.
Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse si dhe autoritetet policore.

Lini një Përgjigje