TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Nëntor 2024, 22:08

Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesat përreth

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin,

Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shullaz të Kurbinit. Siç duket edhe në pamjet e siguruara, magazina është shkrumbuar totalisht ndërsa ende nuk raportohet për persona të lënduar por dëme të shumta materiale.

Mjete të shumta zjarrfikëse ndodhen në  vendngjarje dhe janë duke luftuar për shuarjen e flakëve, të cilat rrezikojnë disa nga shtëpitë aty pranë. Si shkak i zjarrit mësohet se një nga depozitat e naftës që ndodheshin pranë fabrikls ka shpërthyer duke vështirësuar punën e zjarrëfikësve, ndërkohë që rrezikohet një depozitë e dytë. 

Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin,

Zjarri favorizohet edhe nga era, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe janë duke luftuar për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, policia ka bllokuar qarkullimin në rrugën e vjetër Milot-Laç.

fabrike kepucesh kurbin zjar

Lini një Përgjigje