TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Nëntor 2024, 20:26

Gjendet i pajetë në banesën e tij 36-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i pajetë në banesën e tij 36-vjeçari në Fier

Një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në fshatin Zhupan të Fierit.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale M.I dyshohet se është vetë varur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

"Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në fshatin Zhupan, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi M. I., rreth 36 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njofton policia.

Lini një Përgjigje