TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2023, 23:10

“Zhduket” Fatjon Murati, policia nuk e gjen në banesë; ishte në “arrest shtëpie”

Shkruar nga Pamfleti

“Zhduket” Fatjon Murati, policia nuk e gjen në banesë;

Dalin në ditë të tjera detaje nga ngjarja në Tiranë ku u sulmua me armë një lokal. Mësohet se pronari i lokalit Fatjon Murati ka qenë nën masën e sigurisë "Arrest Shtëpie" pas arrestimit, ndërsa gjatë kontrollit ai nuk është gjetur në banesën e tij.

Policia është vënë në kërkim, ndërkohë që nuk dihet nëse ai ka qenë në lokal në momentin e sulmit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21 ku persona të armatosur qëlluan në drejtim të lokalit dhe për pasojë u vra banakierja e lokalit, rreth 60 vjeç, teksa u plagosen 5 persona të tjerë, duke marrë plumba në trup. E lënduar mbeti dhe një vajzë 10 vjeç, si pasojë e xhamave që u thyen.

Policia dyshon se kemi të bëjmë me hakmarrje, pasi Fatjon Murati rezulton me precedent të theksuar kriminale.  

 

murati vrasje krim

Lini një Përgjigje