
Dy persona nga Saranda, me precedentë të mëparshëm penalë, janë zhdukur në rrethana misterioze.
Kanë qenë familjarët që kanë denoncuar se kanë humbur kontaktet me Leonard Thodhorin, 46 vjeç, banues në fshatin Çuk dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, banues në Sarandë. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tyre, ndërkohë që rezulton se janë dy emra me të shkuar kriminale.
Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”, është dënuar disa herë. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar me pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lendeve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.
Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Lini një Përgjigje