
Të tjera detaje zbulohen nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau me armë zjarri babanë e saj Pëllumb Meta.
Burime për mediat bëjnë me dije se dyshohet se e reja është ndihmuar edhe nga vëllai i saj i madh. Pra, dyshohet se motër e vëlla janë bashkëpunëtor në vrasjen e të atit.
Do jenë hetimet që do të zbardhin dinamikën e plotë të ngjarjes.
19-vjeçarja ishte studente në Tiranë në administrim biznes, ka marrë përsipër autorësinë e krimit, ndër to dhe dërgimin e automjetit të babait në zonën e plazhit.
Vrasjen e të atit e ka kryer me pistoletën e viktimës që e mbante pa leje por policia ende nuk ka mundur të sekuestrojë armën dhe as gëzhojat, të cilat po ashtu ka deklaruar se i ka hedhur në zonën e sektor Rinia. Viktima i ati punonte si roje.
Policia e Durrësit po verifikon edhe rolin e të ëmës së 19-vjeçares dhe 2 vëllezërve të saj në ngjarjen e rëndë në familje.
Lini një Përgjigje