TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Mars 2023, 07:25

Vrasja pranë shtëpisë së Big Brother, gjendet e djegur makina e autorëve

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja pranë shtëpisë së Big Brother, gjendet e djegur

Makina e personave që qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të ambienteve të Top Channel dhe vranë rojen e sigurisë, është gjetur duke u djegur. Brenda mjetit është gjetur edhe arma e përdorur në krim. 

Mjeti është sekuestruar dhe është dërguar në laboratorin e kriminalistikës. Ekspertët do ta ekzaminojnë dhe gjurmët e gjetura në të mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të ambienteve të TopChannel, pranë shtëpisë së Big Brother VIP.

Plumbat kapën rojen e sigurisë, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. 

Lini një Përgjigje