TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2024, 12:53

Vrasja në Durrës, flet vjehrra e Pëllumb Metës: E dhunonte vajzën sistematikisht, fëmijët nuk e donin të atin

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Durrës, flet vjehrra e Pëllumb Metës: E dhunonte

Sanije Tuga, e ëma e Blerina Metës, bashkëshortes së Pëllumbit ka rrëfyer në “Me zemër të hapur”, se e bija i ka shkuar në shtëpi por nuk i ka treguar të vërtetën lidhur me krimin.

Ajo u shpreh se lajmin e ka mësuar nga mediat, ndërsa ka hedhur dyshime se krimin e kanë kryer fëmijët në gjaknxehtësi e sipër.

“Blerina është martuar 18 vjec. Pëllumbi ka qenë pak i prapë. Dhunues, e godiste kot, pa asnjë arsye. Kishte qef ta rrihte. Blerinën e kam parë me shenja në fytyrë. Mbesa më ka treguar se ai e rrihte të ëmën, arriti një pikë që u rritën dhe nuk e donin më babin.

Blerina atë ditë më erdhi në shtëpi më tha hap derën se kemi ardhur. Pëllumbi më tha nuk ka ardhur me mua por më përcolli deri tek porta. Për fëmijët më tha që janë në punë. Nuk ma ka treguar të vërtetën. Lajmin e mora vesh kur erdhën gazetarët.

Blerinës nuk mund t’i thoja asgjë sepse ishte gjithë kohës me sytë mbyllur dhe donte vetëm gjumë. Unë akoma jam e qeshur, por… Në gjaknxehtësi e sipër fëmijët mund ta kenë vrarë. Familjarët e Pëllumbit nuk na kanë telefonuar”, tha ajo.

Lini një Përgjigje