TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2024, 12:42

Vrasja e Edmond Mustafës në Mal të Zi, arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Edmond Mustafës në Mal të Zi, arrestohet autori

Policia malazeze ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 29 vjeçarit shqiptar, Edmond Mustafa paraditen e së martës në Tivar.

Mediat vendase raportojnë se autori i dyshuar është identifikuar si Dino Ibrahimovic.

Sipas dëshmitarëve okularë, në drejtim të Mustafës është qëlluar më shumë se 10 herë dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Mediat raportojnë se në momentin e vrasjes, Mustafa ishtë me motrën e tij.

Vrasësi është afruar nga mbrapa, ka qëlluar me armë zjarri nga një distancë prej 10 metrash dhe ka ikur me motor. Viktima dyshohet se është pjesëtar i klanit “Skaljar”.

Lini një Përgjigje