TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2023, 10:08

Vrasja e Fatjon Dervishit, vëllai i tij plagosi kohë më parë me pistoletë të dashurën në një hotel në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Fatjon Dervishit, vëllai i tij plagosi kohë më parë

Ende nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Fatjon Dervishit pak pas mesnate në Katund Sukth në Durrës.

Policia po heton edhe në pistën e hakmarrjes pasi vëllai i Dervishit, Fatbardh Dervishi në janar të vitit 2022 ka plagosur me pistoletë të dashurën në një hotel në Durrës.

Asokohe Fatbardh Dervishi u shpall në kërkim, por nuk është arrestuar nga policia.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

fatjon dervishi vrasje sukth

Lini një Përgjigje