TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2024, 13:53

Vendi i rrethuar nga policia dhe njerëz të trembur, dalin pamjet pas vrasjes mafioze të Roan Brahimit në Athinë

Shkruar nga Pamfleti
Vendi i rrethuar nga policia dhe njerëz të trembur, dalin pamjet pas
Roan Brahimi

Shqiptari Roan Brahimi është vrarë dje në një atentat mafioz që iu bë në sy të gruas dhe djalit në Athinë.

Në këto pamje shihet vendi i rrethuar nga policia, dhe njerëzit e alarmuar, pak çaste pasi kishte ndodhur vrasja.

Një sipërmarrës, i cili ndodhej në dyqanin e tij pak metra larg vendngjarjes, tregon se dëgjoi fillimisht 3 të shtëna me armë zjarri. Mendoi se ishin fishekzjarre të hedhura nga tifozët e skuadrës së Olimpiakos.

Kur doli nga dyqani, pa një grua që po bërtiste, që mesa duket ishte bashkëshortja e viktimës.

“Dola para dyqanit tim dhe pashë një grua që hapi derën e makinës dhe bërtiste “e hëngrën”, diçka e tillë. Nuk vura re nëse kishte gjak. Pas makinës, 10 metra më tutje, ndodheshin 2 fëmijë të mitur të cilët i larguan”, tregon dëshmitari.

Gruaja që po bërtiste “e hëngrën” i referohej faktit që e vranë.

Një tjetër grua dëshmitare ka treguar për mediat greke se shqiptari u vra në sy të fëmijës së tij të mitur. Djali i viktimës po luante në shesh me vajzën e dëshmitares që rrëfen: “Vajza ime e vogël po luante me djalin e tij. Dëgjuam të shtënat dhe vrapova të shikoja nëse po ndodhte diçka apo ishte lojë. Vogëlushi po qante dhe bërtiste ‘babi im babi im”.

 

roan brahimi atentat athinë

Lini një Përgjigje