
Një 49-vjeçare ka përfunduar pas hekurave pasi akuzohet se plagosi me thikë babain e saj.
Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
"Policia arrestoi shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje