TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2023, 12:06

Vdekja e Kostandin Kacifas, Qyno: Ndërroi jetë nga plumbi i armës së tij dhe jo nga RENEA!

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e Kostandin Kacifas, Qyno: Ndërroi jetë nga plumbi i armës

Gazetari Elton Qyno i është rikthyer ngjarjes ku mbeti i vdekur Kostandin Kacifas 5 vite më parë. Qyno shkruan se Kacifas nuk është vrarë nga RENEA siç trombetojnë mediat greke, por vrau veten.

Vazhdojnë akoma mediat shqiptare dhe ato greke të trumbetojë se "heroi" i Greqisë në Bularat, Kostandin Kacifas është vrarë nga RENEA.

Jo o jo, "heroi" i Greqisë në Bularat ishte një frikacak dhe aventurier që nuk luftoi me askënd, as me policinë lokale dhe as me RENEA.

Si frikacak që ishte, u krus në një teren malor dhe vrau veten me armën kallashnikov që kishte terrorizuar fshatin.

Janë bërë tre ekspertiza mjekoligjore dhe balistike që nxjerrin në mënyre shkencore se "heroi" grek vdiq nga plumbi i armës së tij dhe jo nga RENEA.”- ka shkruar Qyno.

Kacifas ndërroi jetë më 28 tetor 2018, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. 35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa  ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë, që përkujton fillimin e luftës me Italinë ai qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

Pas lokalizimit nga policia në Bularat, Kacifas nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta.

Vdekja e tij solli jo pak tensione me Greqinë, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit kanë ngritur një sërë pretendimesh për këtë çështje.

vdekja e kostandin kacifas

Lini një Përgjigje