
Zbardhen detaje nga sherri i ndodhur dy ditë më parë në kantierin e rindërtimit të stadiumit të “Camp Nout” në Barcelonë mes shqiptarë dhe rumunëve.
Mediat spanjollë shkruajnë se punëtorët sulmuan njëri-tjetrin me shufra hekuri dhe druri, ndërsa kompania i shkarkoi menjëherë nga puna.
Nga sherri i dhunshëm mbetën të plagosur 6 persona, ndërsa janë përfshirë 20 persona.
“Përleshje mes punëtorëve që punojnë në kantieret e ndërtimit në Camp Nou. Sipas dëshmitarëve, rreth 20 persona janë rrahur me shkopinj. Janë të paktën gjashtë lëndime të lehta. Menaxheri i ka përjashtuar të gjithë. Ata flenë në hotele në Calella”, raportoi gazetarja Anna Punsí, nga rrjeti SER.
Lini një Përgjigje