TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Tetor 2024, 10:47

Shpërthim me tritol në banesën e një 72-vjeçari në Laknas, policia jep detaje

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim me tritol në banesën e një 72-vjeçari

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në zonën e Laknasit.

Sipas policisë, lënda plasëse shpërtheu në ambientet e jashtme të banesës së një 72-vjeçari. Raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

“Më datë 13.10.2024, rreth orës 02:45, në Laknas, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. I., 72 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje