TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2023, 14:55

U kapën me kokainë me “tre yje” në Tiranë, shkrihen së qeshuri në gjyq djali i ish zyrtares së PS me dy shokët e tij

Shkruar nga Pamfleti
U kapën me kokainë me “tre yje” në Tiranë,
Robert Domi, Andrea Dema dhe Genis Mustafa

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat tre të rinjtë e arrestuar me kokainë tre ditë më parë në Tiranë.

Ata të tre u shfaqën të qeshur në sallën e gjyqit.

Robert Domi, Andrea Dema dhe Genis Mustafa akuzohen se furnizonin me kokainë disa rrjete shpërndarësish të cilët më pas e shpërndanin në lagjet kryesore të Tiranës.

Nga kontrolli në makinën e tyre u gjet pako me lëndë narkotike kokainë me peshë 1 kg e 52 gr mbi të cilën ishte simboli i tre yjeve.

Përmes mbrojtësve të tyre mundën të bindin gjykatën për caktimin e masës me afat. 45 ditë do të qëndrojë në qeli Genis Mustafa, 27 vjeç, i cili dyshohet se mori sasinë prej më shumë se 1 kg kokainë nga shijaksit Robert Domi dhe Andrea Dema, 30 dhe 24 vjeç. Të rinjtë mohuan përfshirjen e tyre në tregtimin e kokainës. I konsideruar si kryesor, të cilit iu gjet edhe lënda narkotike në makinë, Genis Mustafa, banakier në një lokal në kryeqytet, deklaroi para gjykatës një version tjetër nga ai i policisë. Sipas tij, lëndën narkotike, të cilën nuk e dinte se ishte e tillë, e kishte marrë në pako nga një djalë që ishte i infiltruari i policisë.


"Rreth 6 muaj më parë një miku im më prezantoi me një djalë tjetër. Ditët e fundit djali në fjalë më dha një pako për ta mbajtur të cilën do ta merrte më vonë. Ditën e arrestimit lamë takim pranë një lokali në zonën e “Myslym Shyrit” dhe do t’ia dorëzoja, dhe e kisha vendosur në makinë dhe nuk e dije se ishte drogë. Pasi pimë kafe u ngritëm dhe personi në fjalë që mendoj se është i infiltruar i policisë u largua pa probleme, ndërsa mua më kapi policia dhe kontrollit në makinë gjetën pakon që kishte kokainë", tha Genis Mustafa.

Ndërkohë, mbrojtësit e Robert Domit dhe Andrea Demës pretenduan se klientët e tyre nuk kanë asnjë njohje me Mustafën. Ata deklaruan në gjykatë se në dosjen hetimore nuk ka pasur leje nga prokurori për veprime të stimuluara dhe se 2 të rinjtë nga Shijaku ndodheshim rastësisht në zone. Sipas tyre, janë gjendur të rrethuar nga policia, e cila i dyshon si dhënës të drogës të sjell nga Shijaku. Mbrojtja kërkoi hapjen e celularëve dhe kamerave të sigurisë si dhe dha numrin e kontaktit të personit që pretendon Mustafa se i ka dhënë pakon. Ndërkohë, prokuroria nga ana e saj pretendon se Domi e Dema janë afruar në zonë për të dhënë sasinë e drogës Mustafës e cila u gjet në makinën e këtij të fundit si provë materiale.

Të rinjtë u arrestuan vetëm pak metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, aty ku sipas policisë është kryer shkëmbimi i lëndës narkotike.

kokainë me “tre yje” në tiranë robert domi

Lini një Përgjigje