
Policia italiane ka goditur rrjetin e trafikimit të drogës në zonën e poshtme të Padovës. 61 kg hashash, të ciilat nëse do të shiteshin kapnin vlerën e mijëra eurove, u sekuestruan policia.
Operacioni u zhvillua në komunën e Boara Pisani. 4 vajza shqiptare u arrestuan ndërsa akuzohen për transport dhe posedim të një sasie të madhe narkotikësh. Konkretrisht E.Z, një banore 29-vjeçare shqiptare e Rovigos; F.T, një grua 32-vjeçare shqiptare, gjithashtu banore në Rovigo; A.M, një banore 26-vjeçare shqiptare e Villadosas (Rovigo); dhe një gruaje tjetër, A.D.P, banore italiane 21-vjeçare në Rovigo.
Arrestimi ndodhi në flagrancë në Boara Pisani. Hetuesit organizuan kurthin për bandës, duke sekuestruar gjithashtu një total prej 61 kilogramësh hashash. Gjatë kontrollit, u sekuestruan jo vetëm droga, por edhe materiale të ndryshme të përdorura për paketimin e dozave individuale.
36 mijë euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhura nga aktivitete të mëparshme të paligjshme, u sekuestruan gjithashtu në shtëpinë e E.Z dhe F.T. Zyra e Prokurorit Publik të Rovigos kërkoi dhe mori nga gjyqtari i hetimeve paraprake vlefshmërinë e arrestimeve të të katër të dyshuarve dhe urdhrin për paraburgimin e tyre.
Lini një Përgjigje