Një grua duket teksa ikën me vrap në trotuar e frikësuar.
Ditën e sotme janë publikuar të tjera pamje nga atentati me dy të vdekur dhe dy të plagosur në Shkodër.
Në videon e publikuar, duket vrasësi i dyshuar Ragip Gila teksa largohet me vrap, menjëherë pasi ka kryer vrasjen e dyfishtë në kafen pranë Bashkisë.
Një grua duket teksa ikën me vrap në trotuar e frikësuar. Autori i dyshuar është i veshur me skafandër në kokë, doreza, xhup dhe çantë.
Pavarësisht përpjekjes së tij për t’i shpëtuar policisë, Gila u kap gjatë arratisjes.
Ragip Gila u mori jetën me breshëri plumbash Armando Palit dhe Liridon Krajëd, ndërsa plagosi Erogen Brajoviç. Ky i fundit ishte ‘objektiv’ i tij.
Lini një Përgjigje