
Ditën e sotme, ku do zhvillohet protesta e opozitës dhe njëkohësisht Kuvendi pritet të japë autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, është kapur një 42-vjeçar të cilit iu gjet një pistoletë me vete.
Mateo Hysko është personi që u kap në qendër të Tiranës dhe para uniformave blu deklaroi se armën e kishte për shitje.
"Gjatë kontrollit të bërë nga forcat "Shqiponja", 42 vjeçarit iu gjet një pistoletë të cilën e mbante me qëllim shitjen ndaj personave të tjerë. Në kuadër të operacionit 'Transportuesi', policia sekuestroi krëhërin e pistoletës dhe municionin luftarak që mbante me vete i arrestuari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale."-njofton policia.
Lini një Përgjigje