TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2023, 22:00

Policia aksion "blic" në Berat, zbulohen armë e municione luftarake; arrestohet 65-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Policia aksion "blic" në Berat, zbulohen armë e

65-vjeçari Enver Shehu është arrestuar si pasojë e një operacioni “blic” të zhvilluar në Berat.

Mësohet se pjesë e këtij operacioni janë bërë të gjitha strukturat e DVP-së Berat dhe qëllimi i operacionit është kapja e personave në kërkim, kultivimi i hashashit, gjetja e armëve e municioneve etj.

Mësohet se në një banesë në fshatin Drenovicë është gjetur një arsenal armësh e municionesh.

Sipas burimeve, policia ka sekuestruar deri më tani 1 pistoletë, dy armë gjahu pa leje dhe sasi kutish me fishekë e municione luftarake.

 

arrestim berat

Lini një Përgjigje