TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Dhjetor 2023, 07:27

“Sokol Mjaçaj ka probleme nga fëmijëria”, Karamuço zbardh detaje: Është ushtari dhe korrieri i bandave!

Shkruar nga Pamfleti

“Sokol Mjaçaj ka probleme nga fëmijëria”,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke analizuar profilin e Sokol Mjaçaj, thotë se ai ka probleme që nga fëmijëria që arriti të vrasë dy turistët çekë në 2015-tën.

Sipas Karamuços, Mjaçaj luan rolin e ushtarit dhe korrierit të grupeve brenda në burg, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat ngriti pyetjen se kush ia pagoi 300 euro për futjen e celularit brenda, pasi familjen e ka në kushte të mjerueshme.

Karamuço: Ai ka çrregullime, dhe kur vret qesh. Ka probleme të forta që nga fëmijëria. Çekët i grabiti kur hyri në makinë, mbante kallashnikov. Ky është imcak, i drejton kallashnikovin çekut, mirëpo si duket shtie direkt. Nuk donte ta vriste ka thënë, dhe vrau aksidentalisht dhe gruan e tij, Sociopatët nuk bashkëpunojnë kurrë, ai fsheh të vërteta.

Dorjana Bezat: Familja është në kushtet e mbijetesës, të fusësh një celular në burg… atij i janë kapur dy celularë në Fushë Krujë dhe Peqin, Kush ja paguan 300 euro atij për futjen e celularit. Me kë do flasë ai në celular…

Karamuço: Është ushtari dhe korrieri i grupeve brenda. Ky e di që do jetojë gjatë në burg, merr garanci që do e sigurojnë këta nga jashtë.

 

Lini një Përgjigje