TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2024, 10:22

U kap me kokainë, zbardhet emri i 35-vjeçarit që u arrestua në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
U kap me kokainë, zbardhet emri i 35-vjeçarit që u arrestua
Antidroga e Tiranës

Antidroga e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar për trafik të lëndëve narkotike.

Mësohet se në kuadër të operacionit “Terminal” u vu në pranga shtetasi Adrian Ramushi.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Arben Broci”, 35-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, furnizonte disa shtetas të cilët dyshohet se e ndanin dhe e shitnin lëndën narkotike, në doza.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

u kap me kokainë adrian ramushi

Lini një Përgjigje