TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2024, 15:22

U kap me drogë, arrestohet i riu shqiptar në Itali; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë, arrestohet i riu shqiptar në Itali; zbardhet emri

Një 27-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Shyqyri Tuda, ka rënë në prangat e policisë italiane.

Gjatë një kontrolli rrugor ai është kapur fillimisht me një sasi të vogël marijuane.

Nga kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë së të riut në Primaluna u zbuluan pothuajse 7 doza kokaine, si dhe 92 pako marijuane, gjithsej rreth 10 kilogramë.

Përveç drogës u sekuestrua një peshore precize dhe një makinë ambalazhi me vakum, material i konsideruar i përshtatshëm për paketimin e dozave dhe lëndës narkotike.

Gjithashtu me urdhër të prokurorit Lecco, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burg.

 

droge shqiptar itali

Lini një Përgjigje