TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2024, 14:16

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Fushë-Krujë, policia: Shoferi ishte i dehur dhe me shpejtësi tej normave

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Fushë-Krujë,

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga 39-vjeçarin Andi Kullaj, i cili përpasi për vdekje 17-vjeçarin Isuf Mehmeti, mbrëmjen e djeshme teksa po kalonte rrugën pranë vijave të bardha në Fushë-Krujë.

Mësohet se Andi Kullaj në momentin e aksidentit ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë alkooli që kishte konsumur 39-vjeçari dhe shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte.

Kullaj ka kaluar normën e përcaktuar për qarkullimin në zonën e banuar, ku jo shumë larg ndodhet edhe një shkollë 9-vjeçare.

"Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje