TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Janar 2024, 13:20

“U gjet gjysmë i zhveshur”, gazetarja zbulon detaje mbi 39-vjeçarin e vrarë në Itali: Kishte 20 plagë me thikë

Shkruar nga Pamfleti

“U gjet gjysmë i zhveshur”, gazetarja zbulon detaje mbi

39-vjeçari shqiptari Bledar Dedja u gjet nga një mik i familjes mëngjesin e 21 janarit i vrarë me thikë, në një pyll të vogël në Paderno di Pieve të Grappa, në Treviso të Italisë, teksa rezultonte i zhdukur prej pasdites së të shtunës së 20 janarit.

Trupi i goditur shumë herë me thikë, u pikas i hedhur në një shkurre afër një rrugice të pashtruar me dhe’ që lidh Via dei Colli me rrugën provinciale 20. Disa nga plagët janë shumë të thella e të shkaktuara me majën e thikës, ndërsa njëra nga goditjet i kishte shpuar njërën nga mushkëritë.

Gazetarja Alba Kepi ka folur për “Shqipëria LIVE” nga Italia, teksa ka zbuluar detaje të reja.

Ajo tha se viktima është gjetur gjysmë i zhveshur, teksa është hedhur poshtë pista e grabitjes, pasi të gjitha sendet personale ishin pranë trupit.

“Ditën e nesërme do të bëhet autopsia. Deri tani është bërë një kontroll i jashtëm që zbuloi se ka 20 plagë në trup me thikë. Zona nuk është shumë e populluar ku ka ndodhur ngjarja, teksa ende nuk është gjetur as arma e krimit. Mendohet se është hedhur dikur në pyll. Përjashtohet grabitja, pasi protofoli, celulari dhe sendet e tjera janë gjatur pranë viktimës. Ai ka tentuar të largohet nga vrasësi duke lënë makinën e tij dhe duke ecur për rreth 100 metra. Po ashtu, plagët në duar tregojnë se ka bërë tentativë për t’u mbrojtur duke penguar thikën me dorë. Policia raporton se ai është gjetur dhe gjysmë i zvheshur, pasi kishte pantallonat e ulura. Ndoshta kjo ka qenë një metodë e vrasësit për të hequr vëmendjen nga shkaku kryesor i vrasjes.

39-vjeçari ka dy vajza, nuk dihet nëse ka pasur probleme me bashkëshorten, në dukje janë një familje normale, nuk dihet shujmë për marrëdhënien e tyre. Dedja kishte lajmëruar bashkëshorten se pas pune do takonte disa persona, por pa i thënë se kë. Ai punonte nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 6 të pasdites. Dilte shpesh me kolegët e punës”- tha ajo.

Lini një Përgjigje