TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Gusht 2024, 12:54

U ekstraduan nga Dubai, publikohet fotoja e Julian Meçes dhe Plarent Dervishajt nga Policia e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
U ekstraduan nga Dubai, publikohet fotoja e Julian Meçes dhe Plarent
Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj

Ditën e sotme janë publikuar fotot e dy të arrestuarve nga ambientet e sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka thënë se janë arrestuar 2 eksponentë kriminalë, Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj.

"Në kuadrin e informacioneve dhe operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e 2 eksponentëve të krimit të organizuar në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal dhe të organizatave kriminale, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Është bërë ekzekutimi i vendimit dhe ata ndodhen pranë dhomave të sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë."-u shpreh Rrumbullaku. 

Lini një Përgjigje