TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Prill 2023, 15:55

U arrestua në uzinën e Gramshit, prokuroria kërkon që “spiunia” ruse të mos ekstradohet

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua në uzinën e Gramshit, prokuroria kërkon që

Prokuroria ka kërkuar që rusja e akuzuar për spiunazh, të mos ekstradohet në Moskë.

Këtë të martë para Gjykatës së Elbasanit, doli Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në Uzinën e Gramshit. Vetë Prokuroria e Elbasanit mësohet se ka kërkuar mosekstradimin e shtetases ruse, në vendin e saj. Arsyet e këtij vendimi janë 1-sepse shteti rus nuk do ti sigurojë të drejtat ligjore sipas konventës së të drejtave të njeriut dhe  se në Shqipëri ku kjo shtetase ka një proces penal.

Gjithashtu vetë 33 vjeçarja është shprehur se nuk do të që ekstradohet.

“Federata Ruse ka përjashtuar çdo përgjegjësi të saj që lidhet me KE. Situata e përfshirjes së Rusisë në luftë pamundëson ekstradimin e saj drejt Rusisë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i kërkon Gjykatës që të mos lejohet ekstradimi i shtetases ruse drejt Rusisë. Aktualisht ka edhe një procedimin penal ndaj saj në Republikën e Shqipërisë”, tha prokurori.

Avokatet e cilësuan kërkesën e prokurorisë për mospranimin e kërkesës për lejim ekstradimi të shtetases ruse drejt Rusisë një kërkesë të ligjshme. Vendimi do të jepet më 14 prill.

timofeva ruse

Lini një Përgjigje