
Kevin Kuka ka ndërruar jetë në Itali. Ish-futbollisti shqiptar u përfshi në një aksident rreth dy muaj më parë, por mbrëmjen e kaluar ndërroi jetë, raportojnë mediat italiane.
Mesfushori premtues i Virtus Bolzano, i cili do të kishte mbushur 22-vjeç më 31 gusht, ishte shtruar në spital pas një përplasjeje nga një kamion në provincën e Trentos.
Kevin, i cili po udhëtonte me një “Golf” bashkë me disa shokë, kishte pësuar lëndime të rënda. Dhe pas shumë javësh në luftë me jetën, ai humbi jetën dje në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Santa Chiara në Trento.
Shokët e skuadrës dhe tifozët, të cilët e kishin pritur rikthimin e tij të veshur me bluzat me shkrimin “Forza Kevin”, janë bashkuar në dhimbje bashkë me familjen e 21-vjeçarit me origjinë shqiptare.

Lini një Përgjigje