
Një 42-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Aleksandria në Itali.
Sipas mediave italiane shqiptari është qëlluar me dy plumba dhe njëri prej të cilëve e ka kapur në fytyrë.
Por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak për këtë mund të jetë bërë një larje hesapesh me personave apo grupeve rivale.
Mediat italiane nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme mbi ngjarjen.
Lini një Përgjigje