TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Shtator 2025, 22:26

Tritol në Larushk/ Hidhet në erë makina e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë

Shkruar nga Pamfleti
Tritol në Larushk/ Hidhet në erë makina e kryetarit të

Makina tip “Range Rover” ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e parme të saj.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bashkinë e Krujës, ku një sasi tritoli i është vendosur automjetit të kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, Ilir Loci.

Mësohet se makina tip “Range Rover” ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e parme të saj. Dyshimet e para janë se lënda plasëse mund të jetë hedhur nga një rrugicë krah restorantit, ku mjeti ishte i parkuar.

Shpërthimi ka qenë shum i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, ndërsa bashkë me makinën e administratorit, është dëmtuar dhe një fuoristradë tjetër e parkuar aty pranë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga shpërthimi, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk ka një pistë se cila mund të jetë arsyeja e vendosjes së lëndës plasëse. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.



Lini një Përgjigje