TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2025, 11:25

Transportonte para nga Italia drejt Shqipërisë, publikohet fotoja e Ligor Çombashit

Shkruar nga Pamfleti

Transportonte para nga Italia drejt Shqipërisë, publikohet fotoja e

Është publikuar fotoja e Ligor Çombashit, administrator i kompanisë së autobusëve të linjës Shqipëri- Itali, “Ligori Travel”.

Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit. Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara është edhe Ligor Çombashi, administrator i kompanisë së autobusëve të linjës Shqipëri- Itali, “Ligori Travel” .

Sipas burimeve policore, Çombashi është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Sheq Marinas ndërsa mësohet se nuk është një person i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016, është arrestuar për kotrabandë mallrash në Vlorë.

Dyshohet se Çombashi transportonte shuma parash nga aktivitetet e paligjshme të personave në Itali drejt të afërmve të tyre në Shqipëri.

Lini një Përgjigje