TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2024, 20:57

Transportonin çantat me paund drejt Shqipërisë, arrestohen 4 “Çunat e Londrës”!

Shkruar nga Pamfleti

Transportonin çantat me paund drejt Shqipërisë, arrestohen 4

Katër persona të cilët transportonit paratë e pista të grupeve kriminale nga Britania drejt Shqipërisë të janë arrestuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Të dyshuarit u arrestuan më 13 prill, pas në një serie kontrollesh të koordinuara që filluan me arrestimin e një shtetasi shqiptar 48-vjeçar në Dover. Atij ju sekuestruan përafërsisht 200,000 paund në automjetin i cili dyshohet se ishte rrugës për në Shqipëri.

Dy burra të tjerë, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan në adresat në Tottenham Hale, Londër, edhe atyre ju sekuestruan rreth 150,000 paund në një automjet të dytë.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani, së bashku me Forcën Kufitare, mësohet se kanë hetuar grupin për dy vjet. Oficerët besojnë se OCG operon nën maskën e një kompanie korrierësh legjitime, por e specializuar në transferimin e parave të paligjshme të OCG-ve të tjera të drejtuara nga shqiptarët jashtë vendit në Shqipëri.

Transportonin çantat me paund drejt Shqipërisë, arrestohen 4

Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi Forcat Kufitare ndaluan 48-vjeçarin në kontrollet e tunelit të Kanalit në Folkestone, Kent.

Me atë rast, brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter – i cili ishte nisur për në Tiranë – oficerët gjetën gjithsej 390,000 paund të mbështjellë në pako të ndryshme prej kallaji.

Shtëpia e të dyshuarit në Haringey, Londër, u kontrollua dhe oficerët zbuluan 150,000 paund të tjera cash. 34-vjeçari ishte arrestuar më parë në shtator 2022, kur oficerët zbuluan mbi 20,000 paund në makinën e tij.

Në gusht 2023, u sekuestruan edhe 43,980 paund të tjera, të cilat besohej se ishin të destinuara për t'u transportuar nga grupi. Të dy personat mbetën nën hetim derisa u arrestuan sërish të shtunën. Që atëherë ata janë liruar me kusht. 22-vjeçari dhe djali 17-vjeçar u lanë të lirë nën hetim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Lini një Përgjigje