TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2025, 19:15

Trafikonte drogë mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij!

Shkruar nga Pamfleti

Trafikonte drogë mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet

Një operacion i policisë italiane në Chiasso ka çuar në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge mes Zvicrës dhe Italisë. Gjatë një kontrolli rutinë rrugor, autoritetet ndaluan një automjet me targa të Ticinos, i drejtuar nga një 34-vjeçar shqiptar. Sjellja e dyshimtë e tij çoi në një kontroll të mëtejshëm në një hotel në Morbio Inferiore, ku ai qëndronte.

Në dhomën e hotelit, policia gjeti disa kilogramë kokainë të ndarë në pako të gatshme për shitje, si dhe një shumë të konsiderueshme parash, të dyshuara si përfitime nga aktiviteti kriminal. Në momentin e kontrollit, në dhomë ndodhej edhe një 19-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua së bashku me 34-vjeçarin.

Hetimet zbuluan se të dy të arrestuarit kishin kryer udhëtime të shumta me makina me qira drejt Luganos dhe Italisë, duke përdorur hotele dhe shtëpi me qira si baza logjistike për aktivitetin e tyre kriminal. Autoritetet italiane kanë ngritur akuza për shkelje të rëndë të ligjit federal mbi narkotikët ndaj të dyve.

Lini një Përgjigje