TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2025, 17:12

Nga droga në Angli te konfliktet me Xhoi Rustën, Erion Alibej rrëfen si ju shmang prej vitesh policisë: Jetoja në fshat...

Shkruar nga Pamfleti

Nga droga në Angli te konfliktet me Xhoi Rustën, Erion Alibej

Zbulohet një tjetër dëshmi e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej. Ai ka rrëfyer para GJKKO ngjarje që lidhin emra të njohur të botës së krimit, përfshirë Suel Çelën dhe Xhoni Rustën, si dhe atentate të mbetura ende pa autor.

Alibej ka treguar se pas një takimi në banesën e Suel Çelës, ai ishte larguar përkohësisht në Angli, për t’u rikthyer në Shqipëri në vitin 2018. Sipas dëshmisë së tij, gjatë kësaj periudhe ka pasur episode të rënda ndjekjeje dhe frike për jetën. Në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ai pretendon se është ndjekur nga një makinë me katër persona, mes të cilëve ka identifikuar edhe Xhoni Rustën – emër i përfolur në disa çështje të rënda penale.

Gjatë kohës kur ishte në kërkim nga drejtësia, Alibej pohon se është fshehur në disa lokacione, përfshirë banesën e tij, qytetin e Durrësit, dhe një fshat mes Elbasanit dhe Peqinit, ku strehohej tek Aldo dhe Kevi Bahos. Ky i fundit, sipas dëshmisë, ka qenë objekt i një atentati në qershor të vitit 2019 – një ngjarje që ende nuk është zbardhur plotësisht nga autoritetet.

Dëshmia e Alibejt:

Pas një takimi që patën në shtëpinë e Suel Çelës, unë kam shkuar prapë në Angli. Në 2018 u ktheva përfundimisht në Shqipëri. Kam pasur një “Audi” gri. Më patën thënë që Xhoni Rusta na vinte nga mbrapa. Në një rast e njoha. Po kaloja tek “5 Maji” kur pashë që më ndiqte një makinë. Ishin 4 veta. Mbaja armë në makinë. Më parakaluan dhe kur i kisha paralel, ishte Xhoni Rusta në timon, unë i qëllova makinës. Për këtë më shpallën në kërkim. Nga kjo periudhe derisa ndodhi ngjarja e Bradasheshit unë isha në kërkim.

Rrija në shtëpinë time, por disa kohë te një shok në Durrës. Shumicën e kohës kam qenë te shtëpia e Aldo dhe Kevi Bahos. Ata jetojnë në një fshat mes Elbasanit e Peqinit. Në qershor 2019 i bënë atentat Kevi Bahos. Gjatë kësaj kohe mbaja kontakte me Anglinë, ndërsa Endriti vijonte aktivitetin në Holandë.

Hajdar Çopja e ka prezantuar Endritin me një djalë, të cilin Endriti e ka pasur ortak në narkotrafik deri në fund. Ky person i kishte blerë një makinë Francit, makinë me vend të posaçëm për drogë. Kjo makinë ishte grabitur dhe kishin bërë fjalë për këtë. Hera e parafundit që ka ardhur Endriti ishte në shtator 2018, bashkë me një shtetas turk, i njëjri që u vra në masakrën e Bradasheshit.

Unë u vetëdorëzova kur më vranë djalin e xhaxhait, Andi Zylyfi. Unë kisha edhe një radio policie. Ma kishte siguruar dikush qe e njihja nga Genc Tafili.

Lini një Përgjigje