TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2025, 14:10

Të përfshirë në trafik droge dhe organizata kriminale, ekstradohen drejt Italisë 3 shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Të përfshirë në trafik droge dhe organizata kriminale,

Tre shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale si trafik droge dhe pjesë të organizatave kriminale, janë ekstraduar në Itali.

Operacioni u krye falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, duke çuar në dorëzimin e shqiptarit Albert Koni dhe shtetasve me inicialet: R. A., A. F.

“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë:

-Albert Koni, 51 vjeç, pasi Gjykata e Torinos, në vitin 2025, e ka dënuar me rreth 4 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë vitit 2017, ai ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në ambiente publike, në zonat Arona dhe Novara;

-R. A., 21 vjeç, pasi Gjykata e Milanos, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Ai akuzohet se gjatë periudhës 2022-2024, ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar në Milano, sasi të mëdhaja lëndësh narkotike;

-A. F., 39 vjeç, pasi Gjykata e Gjenovas, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse akuzohet në kuadër të operacionit “COOK 2020” të Policisë italiane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, të kryera në kuadrin e organizatës kriminale”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje