TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Qershor 2026, 11:35

Tjetër tragjedi në bregdet, mbytet një fëmijë 11 vjeç në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër tragjedi në bregdet, mbytet një fëmijë 11

Një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën paraditen e sotme në plazhin e Durrësit, teksa po lahej në det.

Një tjetër tragjedi ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një 11-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në det.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35 në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. I mituri, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që ndodhej në ujë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë edhe për përcaktimin e shkakut të saktë të mbytjes.

Ngjarja ka tronditur pushuesit dhe familjarët e të miturit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje nga hetimet.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi dy vajza humbën jetën në plazhin e Tales në Lezhë, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.

“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, njoftoi policia.

 

tragjedi durres

Lini një Përgjigje