TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2025, 08:23

Tjetër shpërthim me tritol! I vihet eksploziv në banesë të dashurës së Laert Haxhiut

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër shpërthim me tritol! I vihet eksploziv në banesë

Pas Fushë-Krujës, Lushnja është tronditur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, pasi një shpërthimi i një sasie eksplozivi ka zgjuar banorët e qytetit.

Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i përfolur për lidhje me botën e krimit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit dhe në disa automjete të parkuara pranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje.

Tjetër shpërthim me tritol! I vihet eksploziv në banesëTjetër shpërthim me tritol! I vihet eksploziv në banesë

 

eksploziv në banesë të dashurës së laert haxhiut

Lini një Përgjigje