TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2025, 11:31

Tentuan t’i shpëtonin policisë, por u aksidentuan me makinë; arrestohen me kokainë dhe armë dy shqiptarë në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan t’i shpëtonin policisë, por u aksidentuan me

Një operacion i policisë italiane kundër trafikut të drogës, ka çuar në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, të moshës 40 dhe 29 vjeç, të dy me precedentë penalë. Sipas autoriteteve italiane, ndalimi ndodhi pranë kazermave “Piave”, ku dy burrat, që udhëtonin me një automjet, nuk iu bindën urdhrit për t’u ndalur nga patrullat e stacioneve Radiomobile dhe Udine Est, duke u përpjekur të arratiseshin.

Përpjekja për t’u larguar përfundoi brenda pak sekondash, pasi makina rrëshqiti dhe u përplas në shkurret e një rruge të paasfaltuar aty pranë. Pas ndalimit, karabinierët kryen një kontroll të imtësishëm të personave dhe automjetit. Gjatë kontrollit, forcat e rendit gjetën dy pako me 1.7 kilogramë kokainë, të fshehura pas panelit të instrumenteve të makinës. Në kutinë e siguresave u zbulua gjithashtu një pistoletë kalibri.

Përveç kësaj, karabinierët sekuestruan 8,500 euro në para të gatshme, që dyshohet të jenë të ardhura nga aktivitetet e trafikut të drogës. Të gjitha provat, droga, arma dhe paratë, u sekuestruan, ndërsa të arrestuarit u dërguan në paraburgim në pritje të veprimeve të mëtejshme hetimore.

Sipas mediave italiane, hetimet po vazhdojnë me qëllim përcaktimin e origjinës së lëndës narkotike dhe verifikimin e mundshmeve lidhjeve me rrjete ndërprovinciale të trafikut të drogës.

 

Lini një Përgjigje