Një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur në fshatin turistik të Borshit mëngjesin e kësaj të enjteje.
Sipas detajeve të para, është plagosur një i ri, të cilin fatmirësisht plumbi e ka kapur në pjesën e dorës, sepse mund të ishte edhe fatal për të.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku dy shokë po konsumonin alkool. Ata kanë debatuar të ulur në tavolina dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe e ka goditur. Më pas autori është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi Hekuran Çelaj është i dyshuari për plagosjen me armë zjarri. I plagosuri është Erald Shullazi.
I plagosuri është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore në kohë.
Ndërkohë komisariati policor Himarë ka vënë në pranga Hekuran Çelajn.
Falë reagimit dhe punës së menjëhershme të policisë të drejtuar në terren nga shefi i komisariatit Ferit Merkaj, ngjarja mund të cilësohet e zbardhur.
Autori është arrestuar shoqëruar në komisariatin e Himarës ku ka dhënë edhe dëshminë e tij për ngjarjen.
Lini një Përgjigje