
Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Agzan Mërnicën. 24-vjeçari vrau në maj të vitit 2024 efektivin e forcave Shqiponja 29-vjeçarin Novruz Cenalia në fshatin Baltez.
Mërnica dhe Cenalia u përballen në aksin rrugor që lidh fshatrat Baltëz dhe Dermenas ku Mërnica udhëtonte me të ëmën.
Mërnica akuzohet për veprat penale “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Efektivi i Shqiponjave i kërkoi Mërnices të ulte shpejtësinë pasi segmenti rrugor në fjalë, kalon mes zonave të banuara, por Mërnica në atë kohë 23-vjeç, ndaloi makinën dhe doli me një pistoletë në dorë duke ia drejtuar 28-vjeçarit Novruz Cenalia. Mërnica qëlloi tre herë në drejtim të policit duke e lënë të vdekur në vend.
Lini një Përgjigje