TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2024, 21:38

“Të jap kë të duash përveç Valterit”/ Zbulohet tradhtia e Durimit ndaj shokëve dhe plani për ta marrë peng!

Shkruar nga Pamfleti

“Të jap kë të duash përveç Valterit”/

Në bisedat e shumta të zbardhura në dosje, që sipas prokurorisë janë kryer mes Emiljano Shullazit dhe Marklen Hakës, bie në sy pakti që Durim Bami ofron për ti dhënë fund armiqësisë me Arben Ndokën.

Por, Shullazi nuk tërhiqet. Ai dyshon se Durim Bami qëndron pas atentatit që i shpëtoi mrekullisht në Qafë-Kashar në 6 janar të vitit 2015.

“Ai Duri i ka çuar haber atij Ndokës që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë. Si t’ja bëjmë me e kap kurvën, ta rrjepim, ta torturojmë, ishallah ta mbysim fort. Se tani ska blind që e ruan”.

‘Llogjkisht ngjarje tlidhen me njëra-tjetrën dhe ndjekin njëra tjetrën a mund t’i lidhim në kuptimin e provueshmërisë? Sa kohë s’kemi të pendar që i rrëfen, diskutimi do mbetet sa i përket supozimeve…’- u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog i drejtësisë.

Një luftë që përflitej prej vitesh. Episodi numër 1 i dosjes së SPAK, ka në qendër planin për eliminimin e Durim Bamit dhe vëllait të tij Valter Bami.

“Shtetasi Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka e ndodhur në datë 9.12.2017”.

Sipas prokurorisë, plani kishte bashkuar grupin e Avdylajve të Shijakut, Ervis Martinajn, Emiljano Shullazin që operonte nga qelia, i ndjeri Arben Mërkuri- lidhje e Rrumit të Shijakut dhe ish anëtarë të bandës së Durim Bamit. Mes tyre, i ndjeri Gentian Bejtja që u ekzekutua në derën e banesës në Larushkë në 15 Mars të vitit 2024, Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës dhe Marklen Haka i cili dikur ishte mjaft i afërt me Durim Bamin. Transkpritet e SKY, në fakt e zbulojnë këtë personazh në një lojë dyfishe. Ai dyshohet se u përfshi edhe në planin e eliminimit të ish deputetit Ndoka.

“Shtetasi Marklen Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këto informacione Markleni i ndante me shtetasin Emiljano Shullazi”.

Shullazi, përmes një telefoni nga qelia, i tërheq vëmendjen Hakës të jetë i kujdesshëm ndaj vëllezërve Bami

“Ca nuk bëjnë o Marklen, por besë mos u ki. Ulu pi kafe por shpinën mos ua kthe. Po të jem vetë e mbarojmë aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg, Rraja, Redjan Rraja, thotë që Duri, është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”./InsideStory

Lini një Përgjigje