TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2024, 22:06

Super-droni për vrasjen e Martinjat me tritol, si grupi Duka testoi mjetin fluturues brenda bazës ushtarake!

Shkruar nga Pamfleti
Super-droni për vrasjen e Martinjat me tritol, si grupi Duka testoi mjetin
Foto ilustruese

Grupi Duka shfrytëzon lidhjet e shumta për informacione rreth lëvizjeve të Martinajt, i cili ishte parë në bregdetin e Jugut. Komunikimet zbulojnë investimin e tij në Vuno në disa vila.

Leonardi kishte kërkuar për predha të kalibrit të madh, duke menduar edhe një atentat në Patok, aty ku ishte baza kryesore e Martinajt. Ata gjejnë dron të cilësisë së lartë duke menduar edhe atentat me tritol nga distanca.

Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi në lidhje me blerjen e një droni të mirë që mban peshë 12 kilogramë, dhe se duhet të jetë me infra të kuqe që të shohë edhe natën. Në vazhdimësi Leonardi i dërgon foto të dronit që është duke blerë dhe i tregon që ecën 7 kilometër dhe është me infra të kuqe”.

Ajo që bie në sy është fakti se droni testohet brenda një reparti ushtarak. Anëtarët e bandës, kishin marrë për provë një prej ushtarakëve të trajnuar. Droni ishte bllokuar pasi u zbulua nga policia ushtarake. Ata përpiqen të marrin sërish pajisjen përmes ndërhyrjeve./InsideStory

Lini një Përgjigje